Baton Zabërgja është pajisur me pasaportë shqiptare prej dy ditësh. Sulmuesi që spikati me Dinamon në edicionin e kaluar qëndron ndërkohë në radarin e Rubin Kazan.
Nga Rusia është raportuar se Dinamo kërkon 2.5 milionë euro për kartonin e tij. Në rast se një operacion i tillë konkretizohet, atëherë do të ishte rekord për Superioren.
Me pasaportën shqiptare, Zabërgja e ka mundësinë që të transferohet në Rusi. 24-vjeçari luajti 42 ndeshje gjatë gjithë sezonit të fundit. Në këtë periudhë shënoi 15 gola dhe asistoi 10 të tjerë duke qenë kryefjala e Dinamos.
Vlera e Zabërgjës në “transfermarkt” është 1 milion euro. Dhe Dinamo nuk duket se do të heqë dorë lehtë, pikërisht para ndeshjeve të Europës.