Nga testimet e bëra një ditë përpara hapjes së shkollava në Greqi janë zbuluar 14.000 nxënës dhe mësues pozitiv me Covid-19. Sipas mediave greke, të gjitha këto mijëra raste qarkullonin në shoqëri lirisht pa e ditur se ishin mbartës të virusit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vendin fqinj, çdo rast i tillë i mundshëm, i zbuluar përmes mekanizmit të vetëtestimit është një hap tjetër vendimtar në kufizimin e përhapjes së virusit jo vetëm në komunitetin e shkollës, por edhe në shoqërinë në përgjithësi.

Sipas të dhënave, vetëm gjatë Krishtlindjeve janë shpërndarë 600 mijë autoteste falas për festat e fundvitit, nga 7 milionë që u takonin qytetarëve. E gjithë popullata studentore dhe arsimore do t’i nënshtrohet një testi të dytë të ri pasditen e sotme , për të ndjekur shkollën nesër. Nga autotestet paraprake rezultuan pozitiv 14.000 mësues dhe nxënës, por pritet që numri të jetë edhe më i lartë pas testimeve të kryera sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb