MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një shifër surprizë në 24 orët e fundit duke regjistruar vetëm 387 raste në 24 orët e fundit nga COVID-19.

Javët e fundit shifra ditore e të infektuarve nga COVID-19 në shtetin fqinj ka qenë rreth 1 mijës, kurse sot kjo shifër ka suprizuar.

Nga ana tjetër vihet re se kjo javë ka filluar me më pak testime, 1 mijë e 176 ndërkohë që zakonisht në ditë kryen rreth 3 mijë.

Nga ana tjetër numri i viktimave mbetet shumë i lartë, pasi 35 pacientë me COVID-19 ndërruan jetë në 24 orët e fundit kurse 528 të tjerë u shëruan plotësisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb