BRUKSEL

Presidentja e KE,  Ursula von der Leyen është befasuar nga mbështetja në Konferencën e Donatorëve me mbledhjen e 1.15 miliardë eurove për të ndihmuar Shqipërinë.

Ajo thotë se tashmë objektivi i Konferencës së Donatorëve është tejkaluar sa i përket rindërtimit kurse shprehet se ky është një lajm i mirë për Shqipërinë.

 

STATUSI I  URSULA VON DER LEYEN

Lajm i mirë për njerëzit e Shqipërisë: Ne kemi tejkaluar objektivin tonë për rindërtimin dhe arritëm në një total prej 1.15 miliardë €, përfshirë kontributet e 400 milion € të BE. Jam befasuar nga mbështetja. Edhe një herë Evropa qëndron së bashku kur ka më shumë rëndësi!

 

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb