Zvicra pati një mbrëmje magjike ndaj Francës, duke e eliminuar me penallti nga Euro 2020, por në raundin tjetër do t’i mungojë kapiteni dhe lideri i padiskutueshëm, Granit Xhaka, që me kartonin e verdhë humbi mundësinë të luajë ndaj Spanjës në çerekfinale.

Sigurisht, kjo ndeshje nuk do të shihet po njësoj nga shqiptarët, edhe pse në fushë do të kemi me siguri një përfaqësues si Xherdan Shaqiri.  Xhaka u zgjodh më i miri i ndeshjes kundër Francës, edhe pse plotësoi numrin e kartonëve të verdhë për t’u pezulluar ndeshjen e radhës.

92% e pasimeve të Xhakës ishin të sakta, 8 topa të gjatë të gjithë në destinacion, 5 rikuperime topi, 3 mundësi goli të krijuara prej tij, 2 spastrime zone dhe qershia mbi tortë asisti për golin e tretë dhe të barazimit. Shifra që flasin se Granit Xhaka e meritoi të ishte ylli i ndeshjes, duke sfumuar Benzema dhe lënë totalisht në hije Mbappe.

Fatkeqësisht, Xhaka nuk do të ketë mundësi të ndihmojë ekipin në çerekfinale ndaj Spanjës, por do t’i karikojë shokët nga tribuna. Dhe nëse ndodh një tjetër mrekulli, kapiteni do ta udhëheqë Zvicrën në gjysmëfinale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb