Askush nuk e imagjinonte që Gjermania do të lante duart me Botërorin që në fazën e grupeve, për më tepër pas leksionin që morën 4 vite më parë. Me Loew në stol, Gjermania e provoi për herë të parë në histori një shije të tillë, vinin edhe si kampion në fuqi, ndërsa me Flick e përsërisin duke e futur futbollin gjerman në një spirale të errët, zbehin në mënyrë të pabesueshme historinë dhe traditën e këtij kombi që fazën e grupeve e kishte lojë fëmijësh, përpara se të eliminoheshin në Rusi 2018 kishin kaluar 16 herë në 16 raste fazën e grupeve.

318107138 5992922824093847 7684760003753936362 N
318107138 5992922824093847 7684760003753936362 N

Problemi më i madh i Gjermanisë mbetet faza mbrojtëse, Flick duhet të kishte marrë masa kohë më parë, pasi “pancerat” ka pësuar gol në mënyrë konstante në 12 ndeshjet e fundit mes Evropianit dhe Botërorit. Nuk arritën kurrë të mbanin portën të pa prekur gjatë vitit 2022. Japonia i shënoi 2 gola në 3 raste, ndërsa Kosta Rika dërgoi topin 2 herë në rrjetë në 5 tentativa, shifra që nuk i shkojnë përshtat një ekipi kaq të madh dhe kaq shumë ambicie.

317829395 5992922877427175 8970934346651343447 N
317829395 5992922877427175 8970934346651343447 N

Nuk janë brilanat as në fazën ofensive, prej vitesh tashmë nuk arrijnë të gjejnë një “bomber” apo një formulë fituese për të dërguar topin në rrjetë. Në tre ndeshjet e këtij Botërori kanë goditur 23 herë kuadratin, por kanë shënuar vetëm 6 gola, pa llogaritur shtyllat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb