Osmanlispor ka bërë një shpenzim marramendës për financat e klubit duke blerë sot nga Bashakshehir sulmuesin shqiptar Sokol Cikalleshi. Bomberi kavajas ka ndryshuar klub pasi Osmanlispor ka mbyllur tratativën për 4.5 mln euro.

Klubi cili nuk e ka nisur siç duhet këtë vit kampionatin në Turqi, ka depozituar në arkjat e klubit të Bashakshehir 2 mln euro, ndërsa vetë futbollisti do të përfitojë 850 mijë euro në sezon, raporton “panorama sport”.

27-vjeçari ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me klubin e Osmanlispor dhe shumë shpejt pritet t’i bashkohet skuadrës së tij të re në stërvitje.

Sulmuesit nuk i mbetet gjë tjetër veç se ta justifikojë me gola, shpenzimin marramendës të bërë nga drejtuesit e klubit, për të siguruar shërbimet e tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb