Erling Haaland u desh të mos luante në ndeshjen e fundit në Champions me Manchester City për t’u ndalur së shënuari. Norvegjezi për momentin ka ekplisuar të gjithë me rrjetat e shënuar, përfshirë këtu edhe goledaorë, si Messi, Mbappe, Leëandoëski e të tjerë.

Të gjithë flasin për shifrat dhe rekordet që mund të regjistrojë në fund të sezonit, spese deri më tani kanë një mesatare të frikshme së shënuari. Dhe me këtë ritëm, vërtet që ai do të parakalonte një nga më të mirët e historisë së futbollit, Lionel Messin.

Sulmuesi argjentinasi vendosi rekordin personal sezonal 11 vite kur shënoi 77 gola në të gjitha garat për klube me Barcelonën, pa llogaritur ato me kombëtaren. Por sa shanse ka Haaland ta thyejë këtë rekord të yllit argjentinas?

Në sezonin 2011-2012 Messi, pas 13 ndeshjeve të para kishte shënuar 16 gola. Ndërsa Haaland aktualisht është në kuotën e 20 golave pas 13 sfidave të para. Pra, është katër gola më shumë. Nëse norvegjezi ruan këtë trend të golave, ai do të realizonte mbi 80 gola në të gjitha kompeticionet me Cityn. Koha do ta vërtetojë nëse e arrin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb