BRITANI E MADHE

Britania e Madhe ka regjistruar sot 1564 viktima të tjera nga koronavirusi, duke shënuar shifrën më të lartë ditore që prej fillimit të pandemisë.

Rritja e mëparshme më e lartë e viktimave ishte 1,325, e cila u raportua në 8 janar. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Britaninë e Madhe brenda ka arritur në 84,909.

47.525 raste të tjera me koronavirus i janë shtuar të dhënave të qeverisë për koronavirusin, duke e çuar në 3 211 576 numrin e të infektuarve në vend.

Prej 8 dhjetorit Britania e Madhe ka nisur fushatën e vaksinimit anticovid. Deri më sot mbi 2, 6 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinën, ndërsa rreth 280 mijë kanë marr edhe dozën e dytë.

Doza e dytë e vaksinës është bërë para se qeveria britanike të ndryshonte udhëzimet e saj duke zgjatur intervalin midis vaksinimit të parë dhe përforcuesit deri në 11-12 javë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: