Shifra në rritje të rasteve të vdekjes në mbarë botën. Sipas faqes ëorldometers.info, deri tani 104 milionë e 435 mijë e 174 persona janë infektuar me këtë virus, ndërsa 2 milionë e 263 mijë e 886 persona kanë vdekur.

Po ashtu mësohet se 76 milionë e 324 mijë e 92 janë shëruar nga ai.

E para në listën e shteteve të prekura janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 27 milionë e 27 mijë e 347 raste dhe 457 mijë e 856 viktima dhe më pas India me 10 milionë e 778 mijë e 206 raste dhe 154 mijë e 635 viktima si dhe Brazili me 9 milionë e 286 mijë e 256 raste dhe 226 mijë e 383 viktima.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: