Mbi 300 me koronavirus po marrin shërbim aktualisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në njoftimin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) thuhet se 176 pacientë janë të shtruar në QKUK, ndërsa 128 në spitalet e përgjithshme.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 208 janë me oksigjenoterapi: 135 në QKUK dhe 73 në spitalet e përgjithshme.

Po ashtu mësohet se 24 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar, nën përkujdesje intensive mjekësore. Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 4,931 raste me koronavirus. Prej tyre, ndërkohë që 102 pacientë kanë vdekur dhe 2,267 janë shëruar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: