Ka shkuar në 684 numri i personave që kanë ndërruar jetë përgjatë 24 orëve në Britani nga COVID.
Mediat e huaja raportojnë se 4,450 raste të reja janë konfirmuar se janë prekur nga virusi vdekjeprurës. Ndërkohë numri i viktimave në total ka arritur në 3,605 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 38,168.

Ndërsa, si pasojë e koronavirusit në vend kanë ndërruar jetë 3,605 persona, prej këtyre 684 persona e kanë humbur jetën brenda 24 orëve të fundit.

Kryeministri i vendit Boris Johnson, i cili rezultoi pozitiv me koronavirusi, do të qëndrojë në izolim pasi ende ka simptoma të Covid-19. E premtja pritej të ishte dita e fundit që kreu i qeverisë angleze do të qëndronte në vetë-karantinim, por duke qenë se ka ende temperaturë ai do të vazhdojë të qëndrojë i izoluar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: