Shifra të larta të rasteve me COVID-19 janë regjistruar në Greqi. Mësohet se në 24 orët e fundit janë shënuar 4,309 raste të reja të koronavirusit.

Protothema.gr shkruan se 1,883 raste u zbuluan në Atikë, nga të cilat 486 në qendër të Athinës, 296 në Pire dhe 269 në Atikën Lindore. Mes të tjerash mediat thonë se situata e COVID në Selanik është e pakontrollueshme ku 622 raste të reja.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 94 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2,773 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 751. Që nga fillimi i pandemisë, 1,788 pacientë janë lëshuar nga ICU.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: