Korça ka shënuar një numër të lartë të të infektuarve me COVID-19 gjatë ditës së sotme. Nga testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit mësohet se bashkia e Korçës numëron 30 raste me COVID-19.

Sipas burimeve nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor bëhet e ditur se të infektuar janë 2 mësues në shkollat e Korçës,1 pedagog në Universitetin Fan Noli si dhe 1 mësues në shkollën e Bashkisë Maliq.

Të njëjtat burime thonë se përveç rasteve kontakt të të infektuarve të fundit ka edhe vatra të reja të shpërndara në gjithë bashkinë e Korçës. Ajo që vihet re ditëve të fundit është se këtë virus pjesën më të madhe të rasteve e mbartin të rinjtë, të cilët janë më të prirur për ta transmetuar tek të tjerët për shkak edhe te frekuentimeve të shpeshta të bareve, restoranteve apo mosrespektimit të distancimit social.

Qarku i Korçës vijon të mbetet një nga qarqet me të infektuar të shumtë aktivë ndërsa ditëve të fundit fatkeqësisht është shtuar edhe numri i vdekjeve nga ky virus.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: