Bayern Munich mbetet makthi më i madh i Barcelonës, kthehet në makth edhe për Robert Lewandowski-n, ku vetëm në dy sfidat e fundit i shënuan 5 gola. Në Camp Nou, Bayern i shkaktoi Barçës humbjen e 6-të radhazi në sfidat direke, i kanë shënuar jo pak por plot 21 gola. Suksesi i fundit i blaugranëve daton në 2015.

Pavarësisht se kishin siguruar një biletë për më tej në Champions, si kokë grupi, Bayern nuk fali asgjë, përkundrazi i dhuroj Barcelonës një leksion të pastër futbolli duke mos i lejuar të godasin qoftë dhe një herë kuadratin. Nagelsmann bëhet trajneri i parë në histori që siguron 4 fitore përballë Barcelonës.

Bayern
Bayern

10 minuta lojë i mjaftuan për të kaluar në avantazh me Sadio Mane. Për ironi të fatit, në minutën e 31-të, ishte një tjetër zëvendësues i Lewandowski-t si Choupo Moting që shënoi golin e dytë. Bayern ishte i papërmbajtshëm, me fillimin e pjesës së dytë, VAR i hoqi mundësinë Gnabry të festonte për një gol shumë të bukur. Në fund, në limitet e shtesës ishte Pavard që realizoi edhe golin e tretë për Bayern duke mbyllur një sfidë perfekte në çdo aspekt.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb