Republika Çeke raportoi të martën 7,591 raste të reja me koronavirus – shifra më e lartë ditore qe prej muajit mars. Në ditën e njëjtë të javës së kaluar u raportuan 4,277 raste të reja.

Sipas Ministrisë çeke të Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 32 viktima. Në total, Çekia ka regjistruar mbi 1.7 milion raste të të infektuarve me koronavirus dhe 30,807 viktima. Aktualisht, në spitale janë mbi 1,800 pacientë me koronavirus – 284 nga ta në kujdes intensiv.

Çekia ka rreth 10.7 milionë banorë. Mbi 6 milionë prej tyre janë plotësisht të vaksinuar. Nga fundi i tetorit, ky vend ka nisur me zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, të cilat përfshijnë veshjen e maskave në të gjitha ambientet e mbyllura, përfshirë vendet e punës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: