Gjatë ditëve të fundit, infektimet me koronavirus në Bashkinë e Elbasanit, por edhe gjashtë bashkitë e tjera, kanë shënuar shifra shqetësuese.

Edhe gjatë të martës shifrat në këtë qark kanë qenë të larta dhe ndër të prekurit me Covid-19 rezultuan edhe dy mësues në Bashkinë e Belshit, të cilët aktualisht janë vetëkarantinuar.

Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve në Bashkinë e Elbasanit janë të prekur nga virusin e rëndë 9 mësues dhe 7 nxënës, të cilët janë vetëkarantinuar.

Gjithashtu, pozitivë pak ditë më parë rezultuan kryebashkiaku i Librazhdit, kryetari i Qarkut dhe kryetari i degës së PD për Elbasanin, që gjithashtu janë vetekarantinuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb