Florent Hasani ka shpër thyer. Sulmuesi i djath të i Tiranës, tani është lideri i bardhebluve. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, bomberi foli për objektivat e Tiranës si dhe jetën e tij private. “Daddy” siç e thërrasin Florentin, tregon ushqimin e preferuar, objektivin që ka këtë sezon, si dhe cilat janë gjërat më të rëndësishme të jetës. Në fund, Hasani zbulon se çfarë do të bëhej nëse nuk do të bëhej futbollist. Florent Hasani ka tetë gola në Superiore dhe është golashënuesi më i mirë i Tiranës.

Një dygolësh tjetër në Superiore. Tani jeni lideri i skuadrës në repartin e sulmit?

Jam jashtëzakonisht i lumtur me dy golat dhe fitoren e Tiranës ndaj Erzenit. Bëmë një ndeshje të mirë, të matur dhe me durim deri në fund minutave.

Kjo Tiranë po i habit të gjithë, teksa ishte 4 pikë pas Partizanit dhe tani është katër pikë përpara?

Ata që e dinë kualitetin e këtij ekipi nuk besoj se habiten për çfarë bëjmë ne në fushën e lojës. Kemi shume kualitet edhe pse ka pasur lëvizje në ekip ditëve të fundit. Besoj se diferenca e pikëve do të thellohet dhe më shumë në javët në vazhdim ndaj vendit të dytë e me radhë. Ju jeni në vendin e parë të renditjes.

Janë edhe dy faza për t’u luajtur, por a mund ta fitojë titullin Tirana?

Titullin mund ta fitojë Tirana pa dyshim. Ky është objektivi im, i ekipit, i stafit dhe drejtuesve. Të gjithë së bashku do të bëjmë punën në maksimum, që përsëri Tirana të dalë kampione.

Ke ndonjë pseudonim ose si të thërrasin shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjeve?

Prej faktit se jam prind, se kam çunin, disa nga shokët në formë shakaje më thërrasin “daddy”.

Cili është kundërshtari më i fortë që keni luajtur ndonjëherë në karrierën tuaj?

Këtu në Shqipëri të gjitha ekipet janë të forta dhe luftojnë deri në fund, kampionati duket i baraspeshuar, kurse ne arenën ndërkombëtare do të thosha ndeshja kundër Anglisë.

Me performacën që keni treguar në fushën e lojës, çfarë note do t’i vije vetes deri tani?

Gjithmonë i lë të tjerët të më vlerësojnë mua ngaqë është më reale dhe e vërtetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: