Harry Kane njoftoi pak ditë më parë drejtuesit e Tottenham Hotspur se në fund të sezonit do të largohet nga “gjelat”. Kaq mjaftoi që për kapitenin e “tre luanëve” të nis një gare e ethshme, oferta miliona euro për Tottenham por dhe për vetë sulmuesin. Man.United, Man.City, Chelsea, Real Madrid e PSG janë vetëm disa nga klubet e mëdha që kërkojnë shërbimet e tij. Në këtë garë miliarderësh, me sa duket “qytetarët” e Pep Guardiola janë në avantazh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të gjithë mediat angleze bashkohen në këtë pikë, Kane ka zgjedhur Man.City për të vijuar karrierën, madje shkojnë edhe më tej duke zbardhur detaje nga transferimi i tij. Gjithnjë sipas mediave të ishull, ky transferim i Kane pritet ti kushtojë Man.City afro 120 milion sterlina. 27-vjeçari pritet të përfitojë një pagë të çmendur tek City, rreth 300 mijë sterlina në javë plus bonuse të ndryshme. Mes shumë ofertave, Kane ka zgjedhur të qëndrojnë në ishull pasi City i plotëson të gjithë kushtet e tij, pagë faraonike dhe një projekt shumë konkurrues për të fituar në Premier League dhe mbi të gjitha në Champions.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb