Man.City ka gjetur akordin total me Erling Haaland, ky është lajmi i bujshëm që përforcohet edhe një herë nga Anglia. Ditë pas ditë, ekipet që ishin futur në garë për sulmuesin norvegjez, filluan duket u tërhequr pasi e kishin të pamundur të plotësonin kushtet ekonomike që kërkoheshin për të vënë në jetë një transferim të tillë.

Pas Barcelonës, të njëjtën gjë bëri edhe Bayern Munich. Sipas Daily Mail, agjentët e Haaland kanë pranuar termat financiarë të paraqitura nga “qytetarët”: 600 mijë euro në javë do të përfitojë Haaland te Man.City duke u shndërruar në këtë mënyrë në lojtarin më të paguar në Premier League.

Haaland
Haaland

63 milionë paund do të përfitojë B.Dortmund nga shitja e Haaland ndërsa sulmuesi pritet të firmos një kontratë 5-vjeçare. Më në fund Pep Guardiola do të ketë në dispozicion sulmuesin që aq shumë dëshironte. Haaland ndjek në këtë mënyrë gjurmët e të atit i cili ka veshur në të kaluarën fanellën e Man.City.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb