10 fitore dhe vetëm 1 barazim në 11 ndeshjet e fundit, pesë fitore radhazi, askush nuk ka bërë më mirë se sa Laçi i Mirel Josës në këtë periudhë. Kurbinasit dhuruan spektakël në sfidën e fundit, atë kundër Kukësit duke “çmontuar” ekipin e Diego Longos në çdo aspekt, fitorja e pastër 3-0 flet qartë.

Në asnjë moment gjatë këtij sezoni, Mirel Josa nuk ka parë më larg se sa ndeshja e radhës, historia nuk ndryshon as këtë herë, Josa nuk preferon të flas për sfidën e radhës, atë kundër Tiranës. Për teknikun kryeqytetas sfida më e rëndësishme ishte kjo kundër Kukësit, në fakt Josa ka të drejtë pasi arrin të lë pas një rival që i ndiqte këmba këmbës, diferenca tashmë me verilindorët shkon në plus 6.

Josa kundër ish ekipit është një sfidë e gjitha për tu shijuar, një sfidë e bukur dhe jashtëzakonisht e rëndësishme, një ndeshje që mund të ndryshojë edhe një herë balancat e këtij sezoni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: