Kina është zaptuar nga Covid-19, sidomos provinca Henan, ku është raportuar se 90% e popullsisë është e infektuar.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i komisionit shëndetësor  i provincës, Kan Quancheng gjatë një konference për shtyp ka deklaruar se “që nga 6 janari 2023, shkalla e infektimit me Covid të provincës është 89%”.

E thënë ndryshe, nga 99.4 milionë banorë, 88.5 milionë prej tyre mund të jenë të infektuar.

Rastet e Covid priten të rriten më tej ndërsa vendi feston vitin e ri hënor në fund të këtij muaji, ku miliona qytetarë do të udhëtojnë nga njëri qytet në tjetrin.

Sipas të dhënave të fluturimeve, në fundjavë udhëtimet kanë pësuar një rënie me 91% në krahasim me vitin 2019, që shënon periudhën para pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb