GREQI

Greqia vijon të shënojë shifra të larta nga COVID-19 edhe pse prilli shihej si muaji i rihapjes në shtetin fqinj.

3 mijë e 228 raste të reja dhe 73 viktima janë shënuar së fundmi, ndërkohë në spitale vijojnë të trajtohen 776 të intubuar.

Problematike mbetet Atika si rajoni me më shumë të infektuar, teksa vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 1 mijë e 578 raste.

Pas saj vjen Selaniku me 435 raste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb