Shifra të larta me koronavirus vijnë nga Maqedonia e Veriut, ndërkohë që 3 persona kanë humbur jetën.

Mësohet se përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 163 raste të reja me COVID-19, ndërsa 70 prej tyre kanë qenë në Shkup.

Në spitalin e montuar pranë Klinikës Infektive aktualisht nuk ka asnjë pacient të shtruar. Në Maqedoninë e Veriut janë 3284 raste aktive me koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 arriti në 5 758, ndërsa raste aktive janë 3284. Kujtojmë se deri me tani 268 persona kanë humbur jetën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: