TIRANE

Derbi i kryeqytetit pritet të zhvillohet në një atmosferë elektrizuese teksa numri i tifozëve që do ndjekin live sfidën Partizani-Tirana po vendos një rekord të ri në futbollin shqiptar. Deri në orën 14:00 kur BalkanWeb ka pasur kontaktin e fundit me përfaqësues të klubit të Partizanit, janë shitur zyrtarisht 18 100 bileta, një shifër e cila pritet të shtohet me kalimin e orëve, pasi tifozët vijojnë të qëndrojnë në radhë për të siguruar një biletë.


Tifoze
Tifoze

Sipas të gjithë gjasave, në stadiumin e ri kombëtar pritet të ketë afro 20 mijë tifozë, një shifër unike, e padëgjuar më parë për futbollin shqiptar. Pas sfidës kundër Francës, derbi Partizani-Tirana pritet të ndezë edhe një herë kryeqytetin. Partizani, si klub organizator, i ka kushtuar shumë rëndësi edhe sigurisë brenda në stadium, teksa do të jenë të angazhuar 250 punonjës privatë për të bërë të mundur që ndeshja më e famshme e futbollit shqiptar të zhvillohet qetësisht dhe pa incidente.


(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb