Man.City fitoi betejën e parë me Atletico Madrid, siguroi një fitore minimale 1-0, që i jep një bonus të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit.

Në “Etihad Stadium” u zhvillua një ndeshje në kufijtë e të pabesueshmes, një ndeshje me një drejtim, ku Man.City i Pep Guardiolës kishte kontrollin total të lojës, u përpoqën në çdo formë, gjatë gjithë kohës, të gjenin një hapësirë në “autobusin” e parkuar nga Simeone.

Atletico Madrid u mbrojt me 10 lojtarë, e kishin të qartë se çfarë duhet të bënin në këtë transfertë, “muri” i tyre rezistojë për 70 minuta, atëherë kur De Bruyne u vertikalizua saktë në pasin e Foden për të mposhtur më në fund Oblak.

Shifrat e këtij 90-minutëshi janë të vështira për tu besuar, të paktën për një sfidë të tillë, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League. City e mbylli sfidën me 68% kontrollin e topit, me 15 raste për gol, dhe 2 gjuajtje në kuadrat.

Zero raste për gol, zero gjuajti një kuadrat, praktikisht Atletico vetëm u mbrojt me një skemë të pabesueshme 5-5-0.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb