Të dhënat që ka publikuar Football Association të lënë me gojëhapur: klubet e Premier League kanë paguar plot 291 milionë stërlina komisione për agjentët e futbollit nga 1 shkurti i vitit 2019 deri më 30 janar 2020, me një rritje prej 3 milionë stërlinash krahasuar me vitin e mëparshën.

Liverpuli, ekipi që pritet të shpallet kampion nga ora në orë, ka shpenzuar më shumë nga të gjithë, 33.6 milionë stërlina komisione. Pas tyre renditet Mançester Siti me rreth 32 milionë stërlina dhe Mançester Junajtid, 30.5 milionë. Bërnlej është klubi që ka paguar më pak, 4 milionë stërlina.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb