Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF deklaroi se në mesin e 46 milionë njerëzve, që janë zhvendosur nga vendet e tyre për shkak të dhunës dhe konflikteve, janë 19 milionë fëmijë.

Raporti i UNICEF-it thekson se ka pasur rritje të madhe të numrit të njerëzve të zhvendosur brenda përbrenda: nga 25 milionë një dekadë më herët, në më shumë se 40 milionë në pesë vjetët e fundit. Vitin e kaluar, më shumë se 40 për qind e të zhvendosurve kanë qenë nën 18 vjeç.

“Miliona fëmijë të zhvendosur në të gjithë botën janë pa kujdes dhe mbrojtje të duhur. Kur shfaqen kriza të reja, si pandemia e koronavirusit, këta fëmijë janë veçanërisht të cenueshëm”, tha përmes një deklarate drejtorja ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore. UNICEF tha se pandemia e koronavirusit po e bën edhe më kritike situatën për fëmijët e zhvendosur dhe familjet, këtë vit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: