Të paktën 100 shtetas kosovarë ndodhen ende në zonat e luftës në Siri. Shumë burra, gra dhe fëmijë para 8 muajsh u kthyen nga zonat e konfliktit në Siri, për në Kosovë. Me të mbërritur këtu në Kosovë, disave prej tyre, menjëherë i’u ngritën aktakuza mbi veprat e tyre penale.

Të kthyerit nga Siria, më të mbërritur në Kosovë, u dërguan në qendrën për azil në fshatin Vranidoll i cili gjendet në periferi të Prishtinës. Sipas drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt, 107 persona u kthyen vetëm në muajin prill të këtij viti.

Rrugëtimi i kosovarëve për në zonën e konfliktit në Siri, kishte filluar që nga viti 2012-të, ndërkohë që flitej për 300 persona. Në një përgjigje të Indeksonline, Policia e Kosovës, thotë se rreth 359 persona kanë udhëtuar për në zonat e konfliktit Siri-Irak, ndërkohë që 100 prej tyre gjenden ende në këto zona, Siri-Irak. Kosova ka hartuar një ligj në vitin 2015, me të cilin çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja do të dënohet deri në 15 vjet burgim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb