TIRANE- Qeveria shqiptare ka zgjedhur metodën e pasanikëve për shërbimin e transportit të ministrave. Të 22 automjetet e ministrave nuk do të blihen, por do të merren me qera financiare (leasing). Pra qeveria do të përdorë për katër vite makina luksoze, të tipit Jaguar, dhe pas kësaj kohe, do të zgjedhë t’i kthejë, apo të rinovojë kontratën për makina të tjera. Kjo është leasing që ka zgjedhur qeveria. “Kosto e marrjes me qira (leasing) të 22 automjeteve është akoma më e ulët nëse krahasohet me koston e blerjes së 22 automjeteve të reja”, thuhet në reagimin e saj. Makina përdoret, por nuk është e jotja.

Në përgjithësi është një metodë që përdorin kompanitë e mëdha, presidentët e të cilëve i ndërrojnë makinat sa herë që del një model i ri në treg. Makinat që do të marrë me qera qeveria, nuk do të jenë të saj, por do të përdoren prej saj. Dhe kjo metodë, habitshëm është quajtur si sukses nga reagimi zyrtar i qeverisë. Bëhet fjalë për tenderin që po bën garda e republikës me urdhër të qeverisë për marrjen e 22 autoveturave të reja për personalitetet shtetërore. Pas medias, dje edhe PD tregoi dokumentat të cilat përcajktojnë se automjeti i ri do të jetë i tipit Jaguar, “XJ 3.0 D”. Por brënda reagimit, ka të tjera shifra që sfidojnë sot të ardhurat e cdo qytetari që jeton me rrogë në Shqipëri. “Sot, në shërbim të Këshillit të Ministrave janë në dispozicion 22 autovetura, kostoja e mirëmbajtjes së të cilave është 636,392 Euro në vit, ose 2,545,571 Euro për një periudhë katër vjeçare, duke përllogaritur këtu edhe vlerën e amortizimit të automjeteve”, thuhet në reagimin e qeverisë. Pra, sot 22 makinat e minitrave, vetëm për mirëmbajtje duan 89 milionë lekë në vit. Për cdo makinë ministri, nga taksat që paguajnë qytetarët, shpenzohen 1743 euro në ditë, ose 247 mijë lekë. Për cdo ditë, 80 euro, ose 11200 lekë. Kaq është pensioni minimal në Shqipëri. Pra pensioni i një të moshuari, shkon vetëm për mirëmbajtjen e një makine.
TENDERI I RI
Qeveria në reagimin e saj, tregon edhe shifrat e tenderit të ri. Në tentativë për të justifikuar arsyen pse ministrat duhet të kenë “Jaguar”, qeveria thotë: Marrja me qira (leasing) e një numri të njëjtë makinash, kushton 494,520 Euro në vit, ose 1,978,080 Euro për një periudhe katër vjeçare”. Por në njiftim nuk thuhet se pas katër vitesh, këto makina nuk do të jenë më të qeverisë, por të kompanisë që i ka dhënë me qera. Pra, pasi ministrat do të hipin në makinat e reja, qytetarët do të paguajnë 62 euro në ditë, ose 8741 vetëm për përdorimin e makinës. Por ajo që e bën akoma më absurde tenderin e
ri është shifra e pagesës mujore. Sipas reagimit të qeverisë, në një muaj qiraja e një makine që do të përdorë një ministër është 1873 euro, ose 262,245 lekë. Në buxhetin e shtetit përcaktohet paga e Presidentit si më e larta në hierarkinë e pagave, konkretisht në buxhet thuhet: “Paga e Presidentit të Republikës është 257 000 lekë në muaj”. Pra, me tenderin e ri do të paguajmë më shumë për qiranë e makinës, sesa për ministrin që do ta përdorë atë. Një vendim i habitshëm ky i vetë qeverisë, që vlerëson më shumë qiranë e makinës, sesa punën e një ministri.
XHAMAT E ZINJ
Qeveria e majtë, e cila po shpenzon shuma të frikshme parash për makinat e ministrave të saj, kërkon të fshihet pas xhamave të makinës. Sipas dokumentit të PD, akoma të papërgënjeshtruar nga faqja ëëë.transparenca.al, minitrat do qëndrojnë pas xhamave të zinj të Jaguarëve. Në ksuhtet e tenderit thuhet se makinat duhet të jenë me xhama të errësuar në masën 45%. (Panorama)

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: