Shefja e ISHP, Albana Fico e ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24  i është përgjigjur skeptikëve lidhur me shifrat e përditësuara të COVID-19 dhe me testimet.

Fico thotë se ISHP nuk merret me teori konspirative dhe sa për testimet qytetarët të shprehin problemin dhe do të marrin sipas saj atë që duan.

Më tej ajo ka zbuluar se prej kohësh nuk shkon në shtëpi para orës 1:30 të natës teksa shton se ISHP është e hapur 24 orë.

‘Na thoni çfarë kemi bërë ne që të dyshoni ju. E para e punës, mënyra si ne punojmë është transparente. Të gjitha rekordet që kur është shpallur pandemia janë në ISHP. Ka pasur skepticizëm edhe për testimet. Nëse dikush ka një shqetësim të tillë, mos e mbani për vete, por pyesni, kërkoni një përgjigje. Nëse jeni të pakënaqur do iu vendosim në dispozicion. Në këtë jemi të gjithë bashkë. Përgjegjësia jonë është të mos merremi me teori konspirative. Jemi 24 orë në punë. Kam ditë që nuk ik para orës 1 e gjysmë të natës në shtëpi .”- tha Fico.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb