Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.695.

Infektologu Izet Sadiku një ditë më parë në një prononcim për Telegrafin ka thënë se jemi duke hyrë në një fazë në të cilën numri i rasteve të reja me COVID-19 mund të jetë i më i lartë.

E kjo sipas tij, mund të ndodh edhe nga lirimi i disa masave në vend si dhe nga virozat e ndryshme të cilat mund ta komplikojnë situatën.

“Javët e fundit kemi pas një rritje më të madhe edhe të numrit të rasteve në vendet evropiane me COVID-19, e cila tregon që po hyjmë në fazën në të cilën numri i rasteve me COVID-19, mund të jetë më i lartë. Ne veç kemi rritje të rasteve, edhe pse ky numër është më i vogël se vendet e rajonit. Kjo pasi të gjitha aktivitetet në Kosovë pothuajse janë liruar, si dhe virozat e ndryshme mund ta komplikojnë situatën me COVID-19 dhe rritja e numrit të rasteve do të jetë një gjë e pritur. Mund të ketë rritje të numrit të rasteve siç po ka edhe në vendet evropiane, ku shumë vende janë detyruar t’i kthejnë masat”, ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb