Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu, reagon pas publikimit të shifrave të Eurostat nga “Monitor”, ku thuhej se 700 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria nga viti 2008 dhe kanë marrë leje qëndrimi në Evropë.

Në një postim në “Facebook”, deputeti demokrat thekson se Shqipëria po boshatiset dhe “Nga një vend shprese është kthyer në vendin që të shuan ëndrrat, ndaj shqiptarët e kryesisht të rinjtë ikin çdo ditë”.

Reagimi i deputetit:

Plot 700.000 shqiptarë të larguar nga Shqipëria, shifër zyrtare e Eurostat. Këtu bëhet fjalë për ata që kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e BE.
Po të shtojmë ata që janë pa leje qëndrimi, ata që janë azil kërkues, ata që kanë emigruar përtej BE, kjo shifër ëshë edhe më e madhe.
Shqipëria po boshatiset. Nga një vend shprese është kthyer në vendin që të shuan ëndrrat, ndaj shqiptarët e kryesisht të rinjtë ikin çdo ditë.
Kjo Qeveri nuk ka asnjë strategji për ti mbajtur këtu shqiptarët. Asnjë strategji për të thithur investime të huaja, të cilat hapin vende pune dhe sjellin zhvillim ekonomik e teknologjik. Kjo Qeveri nuk ka asnjë plan masash për të zhvilluar rininë dhe për të nxitur tek ta sipërmarrjen. Asnjë plan lehtësues për bizneset e vogla e të mesme, në mënyrë që të rrisin qarkullueshmërinë e kapitalit. Asnjë mbështetje domethënëse për familjet në nevojë dhe familjet e reja duke i nxitur të ikin prej këtej.
Këto e shumë probleme të tjera shtynë këdo të largohet nga Shqipëria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb