Gjatë ditëve të fundit, rastet pozitive me COVID-19 kanë shënuar rritje. Të premten është shënuar rekord i numrit të rasteve pozitive në vend. Nga 7 mijë e 424 testime, 1 mijë e 128 mostra kanë rezultuar pozitive.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka shkuar në 5 mijë e 493. Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vazhdimisht po apelojnë te qytetarët që të vaksinohen me vaksinën anti-COVID.

Kosove
Kosove

Në klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë, numri i pacientëve të shtirë për momentin është 40, prej tyre me COVID negativ janë 35 pacientë dhe pesë pacientë janë në pritje të konfirmimit për rezultatin, ndërsa me oksigjenoterapi janë rreth 30.

Kështu ka bërë të ditur mjeku kujdestar Vllaznim Luzha, i cili shtoi se kanë një shtim të dukshëm të numrit të pacientëve që shkojnë për t’u vizituar në ambulantën specialistike të kësaj klinike, që tregon se numri i pacientëve është rritur.

Megjithatë, sipas tij, momentalisht kanë ende shtretër të lirë në rast se paraqitet nevoja për hospitalizime të tjera.
“Kemi edhe pacientë të cilët janë të vaksinuar, por janë më pak. Mirëpo apeli është që të vaksinohen, sepse pacientët që kanë qenë të vaksinuar me të dyja dozat, format manifestive të sëmundjes janë shumë më të lehta. Klinika e Pulmologjisë ka oksigjen të mjaftueshëm, dhe pas renovimit të të dyja reparteve, ata janë me sistem qendror të oksigjenimit te të gjitha dhomat, kështu që nuk kemi më nevojë për bombola se pacientët janë të kyçur direkt në sistemin qendror”, ka deklaruar Luzha për KlanKosova.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: