Edhe pse asnjë nga dy klubet nuk e ka zyrtarizuar transferimin e Robert Lewandowskit, nuk ka asnjë dyshim për për të ardhmen e tij. Sulmuesi polak do të luajë me Barcelonën dhe së fundmi kanë dalë në dritë edhe detajet e kalimit, si dhe kontrata e re.

Barça do t’i paguajë Bayernit 60 milionë euro dhe jo 45+5 siç është publikuar nga shumë media. El País siguron se, përveç 45 milionë eurove plus pesë në një variabël për shkak se Barça kualifikohet në Ligën e Kampionëve në “sezonet e ardhshme”, katalanasit kanë premtuar të paguajnë dhjetë milionë euro vitin e ardhshëm kur ai të qëndrojë për të përmbushur kontratë dy vjeçare.

Një labirint shifrash që do të zgjidhet vetëm kur subjektet t’i zyrtarizojnë nëse kjo ndodh. Në rastin e Raphinha-s, as klubi i Barçës nuk i zbërtheu. Polaku do të zbarkojë në Miami në orët e ardhshme për t’u bashkuar me shokët e tij të rinj të Barçës.

Atje, në Shtetet e Bashkuara, ai do të shikojë ndeshjen e së martës kundër Inter Miami nga tribuna, por minutat e para mund t’i luajë në Las Vegas. Asgjë më pak se në “El Clasico” kundër Real Madridit. Ardhja e Lewandowskit ka rritur pritshmëritë maksimale dhe te Barcelona po përgatiten për një super prezantim të polakut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb