Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 10 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 10.052.502 persona.

Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (2.090.129), Brazili (1.634.274), India (918.735), Rusia (600.250), Kili (318.095), Peruja (267.850), Afrika e Jugut (265.077), Irani (253.213), Meksika (251.505) dhe Pakistani (241.026).

Ndërkohë në Turqi janë shëruar 209.487 persona.

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 652.318 persona ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 16.422.064.

Cilat janë simptomat?
Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi pak kohë më parë se, në botë po qarkullon një lloj i ri virusi dhe pak më ndryshe nga llojet e mëparshme.

Këtë e konfirmoi edhe ISHP e cila jep disa këshilla për parandalimin e këtij virusi, ndonëse shenja të tij nuk janë konfirmuar në vendin tonë.

Sipas ekspertëve të ISHP të cilëve i’u referohet AgroWeb.org, simptomat varen nga lloji i koronavirusit, por shenjat më të zakonshme janë problemet me aparatin e frymëmarrjes.

Ky virus shkakton ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi te vazhdueshme në frymëmarrje.

Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje” thuhet në lajmërimin e ISHP.

Si ta parandaloni me kujdesin e duhur
Primarja si në luftimin e çdo virusi tjetër sigurisht që është higjena, sidomos në pjesën e duarve, hundës dhe gojës.

Gjithashtu praktikat e higjenës ushqimore, si dhe kur është e mundur shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore, si kollë apo tështima./agroweb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb