Turqia regjistroi 54,740 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, shifra më e lartë e infektimeve me COVID-19 që prej nisjes se pandemisë vitin e kaluar.

Numri i vdekjeve ishte gjatë 24 orëve të fundit 276, gjithashtu më i larti që nga fillimi i pandemisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 32,943. Turqia ka kryer gati më shume se 17 milionë vaksinime, ku më shumë se 10 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Në fund të marsit, Presidenti Rexhep Taip Erdogan njoftoi një shtrëngim të kufizimeve kundër koronavirusit, duke përfshirë kthimin e bllokimeve të plota të fundjavës në mbarë vendin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili fillon më 13 Prill.

Nga 81 provinca të vendit, 58 janë shënuar si zona “të kuqe” ose “me rrezik shumë të lartë”, duke përfshirë qendrën kulturore dhe ekonomike të Stambollit dhe kryeqytetit e vendit, Ankaranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: