14 fitore, 5 barazime, 8 humbje, me 47 pikë pas 27 javësh, Partizani e mbyll fazën e tretë në vendin e parë. Të kuqtë po kalojnë momentin e tyre më të mirë këtë sezon, pikërisht atëherë kur duhet, në katër ndeshjet e fundit kanë marrë 3 fitore dhe një 1 barazim.

“Demat” e Colella-s nuk dëshirojnë të ndalen këtu, pasi tashmë nuk fshihen, pa Kupën në mes, objektivi i tyre i vetëm është titulli. Fitorja ndaj Teutës ishte shumë e rëndësishme, pavarësisht se nuk përfituan në raport me Tiranën, kjo ishte një provë force, një provë pjekurie nga ana e Partizanit.

Gjk 8945 1024x683
Gjk 8945 1024×683

Me të drejtë, trajneri Colella nuk feston, i vetëdijshëm se nga këtu e deri në përfundim të sezonit e presin dhe nëntë finale. “Për ne është përjetësi”, u shpreh italiani.

Gjk 8874 1024x683
Gjk 8874 1024×683

Gjerat nisin të ndërlikohen që në sfidën e parë të fazës së katërt teksa përballen me Egnatian, një nga ekipet më në formë këtë periudhë. Trajneri i Partizanit duhet të bëjë llogaritë me disa mungesa si Telushi, Maget dhe Da Silva, braziliani plotësoi numrin e kartonëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: