KOSOVA

Kosova merr një lajm të dytë të mirë sot pas shifrave në rënie të COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është shprehur mëse i kënaqur me rezultatet e fundit dhe sot në mbledhjen e qeverisë do të propozojë lehtësimin e masave ndaj pandemisë për gjithë vendit.

Ai thekson se mosrespektimi i masave lehtësuese do të sjellë vendime të ashpra por Zemaj ka besimin se vendimet do të respektohen.

STATUSI NGA ARMEND ZEMAJ
Nga testimet e bëra, në 24 orët e fundit, sërish kemi rezultate të kënaqshme, ku vetëm 46 raste kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.
Kultura qytetare, respektimi i masave dhe rekomandimeve të vendosura prej Ministrisë së Shëndetësisë me rekomandim të IKShPK-së, si dhe koordinimi i plotë me të gjithë akterët tjerë, po sjell rezultate të kënaqshme.
Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit pozitive dhe trendin e rënies së lakores të rasteve të infektimeve, sot, për në mbledhjen e Qeverisë do të propozoj lehtësimin e masave, por duke mbetur të gjithë të përkushtuar dhe vigjilent.
Veprimi i përbashkët me të gjitha nivelet e shëndetësisë, me pushtetin lokal dhe të gjithë akterët relevant për zbatimin e masave anti covid, sollën edhe rezultate të mira edhe propozimin e lehtësirave të këtyre masave.
Së bashku, do të zbatojmë edhe masat lehtësuese, sepse vetëm ashtu mund të kemi sukses. Faleminderit qytetarëve dhe të gjitha institucioneve të përfshira për arritjen e përbashkët!
Mosrespektimi i rekomandimeve për masat lehtësuese, do të sjell vendime adekuate me gjendjen e krijuar. Por, kam besim të plotë, sikur deri sot, të respektohen vendimet dhe përkushtimin kundër virusit covid 19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb