Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka paralajmëruar masa ta reja pas rritjes së rasteve me COVID-19. Ai pohoi se do të ketë kufizim të lëvizjes dhe tubimeve, duke nisur nga dita e nesërme.

“Edhe dje edhe sot jemi në vlerësim për të marrë masa të reja dhe sigurisht do të njoftoheni me vendimin e Qeverisë që do të jenë edhe disa masa të cilat ne mendojmë që e ndihmojnë luftën ndaj COVID-19 dhe e stabilizojnë situatën epidemiologjike në Kosovë. Në kuadër të kësaj do të ketë disa kufizime të lëvizjeve, tubimeve, takimeve. Do të ketë disa lirime aty ku e kemi parë se virusi nuk është prezent dhe mund të kontrollohet. Këto janë tema dhe vlerësime të cilat sigurisht nëse aprovohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës do të jenë të zbatueshme nga dita e nesërme”, ka thënë Zemaj në konferencë për media.

Kujtojmë se sot u regjistruan 276 raste të reja, ndërsa humbën jetën 8 persona.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb