Sërish shifra të frikshme vijnë nga Rusia, ku përgjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 9,200 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që dje ishin 10,598.

Task-forca e COVID-19 në Rusi, tha se numri total i rasteve në total ka shkuar në 272,043. Brenda 24 orëve kanë vdekur 119 persona, duke e çuar numrin e viktimave në 2,537.

Rusia është ndër vendet me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në botë, pas Shteteve të Bashkuara.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb