Në emisionin “Frontline” në News24 analisti Eduard Zaloshnja ka folur për raportin e Barometrit të Sigurisë për vitin 2022, ku 2/3 e shqiptarëve kanë renditur korrupsionin si kërcënuesin më të madh të sigurisë në vend.

“Korrupsionin 2/3 e shqiptarëve në katër vitet e fundit e shohin si një nga kërcënuesit më të mëdhenj të sigurisë së vendit. Shumica e qytetarëve mendojnë se kërcënimi i korrupsionit është shumë i madh, 49.3%. Duke parë trendet, ku korrupsioni ishte kaq ulëritës si faktor statistikor, u shtuan disa pyetje të tjera. Këtu përveç kësaj pyetje kemi bërë edhe një pyetje specifikisht për korrupsionin se në Barometrin Kombëtar dhe atë Ballkanik, e kemi parë që ishte një tregues statistikor ulëritës. Se ne quajmë kështu kur del mbi gjithçka. Ndaj ne bëmë pyetjen konkretisht, se korrupsioni çfarë kërcënimi është? Nuk i trembi pandemia, lufta por korrupsioni i tremb të gjithë. 60 pyetje janë standarte të shohim trendin nga viti në vit, por gjysmën e pyetjeve kësaj radhe e bëmë për korrupsioni se është shqetësimi më i madh i shqiptarëve”, tha ai.

Më tej në analizën e shifrave të të anketuarve, Zaloshnja shtoi se 30.1% e shqiptarëve mendojnë se është rritur korrupsioni në vend dhe 32.2% se ka ngelur i njëjtë, ndërsa vetëm 15% mendojnë se është reduktuar.

“Pjesa kryesore mendojnë se o është rritur ose ka ngelur në vend dhe kjo është shqetësuese. Të jemi të vetëdijshëm se barometri ka banorë të rritur të Shqipërisë, dhe ka aty militantë të partisë në pushtet. Edhe këta 15%, unë nuk i kam shifrat këtu por jam futur se u bëra kurioz, seç janë këta shqiptarë të anketuar se të thjeshtë janë. Dhe janë militantë këta, se çfarëdo që t’i pyesësh ata nuk ndryshojnë mendim. Ka edhe militantë nga krahu tjetër që dallohen’, nënvizoi analisti i njohur.

Të pyetur se cili është shkaku i korrupsionit, 28.9% e shqiptarëve mendojnë se është fuqia e oligarkëve. 31.5% mendojnë se institucionet shtetërore e favorizojnë më tepër atë, ndërsa ka edhe një pjesë tjetër që mendojnë se tolerohet nga qytetarët dhe kjo përbën 19% të të anketuarve.

Në pyetjen e radhës, ku është kërkuar të dihet se cila nga një listë institucionesh luan aktualisht rolin më të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, qytetarët e anketuar kanë renditur SPAKU-n me 28% në krye.

Më pas çuditërisht renditet qeveria me 23.4%, e pasur nga Media me 20%. Shqetësues sipas Zaloshnjës është fakti se vetëm 6.4% e shqiptarëve besojnë se policia po lufton korrupsionin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Unë habitem si e shohin këta qeverinë si të dytën më të rëndësishme që lufton korrupsionin, kur ajo është burimi i korrupsionit, qoftë kjo socialistja por edhe të mëparshmet. Nëse qeveria s’do ishte shqetësim, se qeveria ka 140 mijë punonjës, nëse s’bëjnë këta korrupsion atëherë na ngelen nja 5 gjyqtarë, i heqim edhe ata me vetingun dhe ja shpëtuam me korrupsionin. Por këta janë politikanë. SPAK-u është shumë pak për mendimin tim, me aq bujë që u ndërtua ky unë prisja të ishte mbi 50% se edhe emrin e ka vetë Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Qeverinë unë e prisja, nëse nuk do ishin militantët, se shqetësimi i korrupsionit ka qenë edhe në kohën e Nanos, Berishës, dhe tani në të Ramës, se korrupsioni lidhet kryesisht me qeverinë. Se aty burojnë paratë për doganat, shpenzimet për pensionet, pagat”, theksoi Zaloshnja.

Më tej ai shtoi se bazuar edhe në anketimet e mëparshme rezulton se shqiptarët e kanë humbur frikshëm besimin te institucioni i Policisë së Shtetit.

“U bëra katër vjet që anketoj për policinë, kemi pyetur edhe vetëm për policinë, ku mbi 60% mendojnë se është e korruptuar kur i kemi pyetur. Për shembull për SPAK-un nuk thonë që kemi 60% mosbesim. Pra perceptimi për policinë është krijuar tani dhe është ky. Shqiptarët e kanë të regjistruar në mendje, duan të shohin diçka shumë më të ndryshme te policia ose qeveria që të shohim më pas një ndryshim në mendësi dhe opinionin mbi korrupsionin’, theksoi ai.

Ndërkohë, të pyetur se si do ta vlerësojnë kontributin e SPAK në luftën kundër korrupsionit, 26.8 e shqiptarëve gjykojnë se është shumë i rëndësishëm dhe 42.7% si të rëndësishëm, dhe kjo për Zaloshnjën tregon se te SPAK-u kanë shpresë.

“Në mars 1/3 mendonin se ka punuar mirë dhe 1/3 se nuk ka punuar mirë ndaj do e masim në Barometrin e radhës për të kuptuar si do të vazhdojë puna e SPAK sepse vetëm në mars ka nisur të funksionojë si duhet.  Më shumë se gjysma kanë vlerësim negativ për luftën që bën shteti ndaj krimit të organizuar, pra mund të themi se jemi në 3/5. Dhe kjo është tepër e rëndësishme se dy kërcënimet më të mëdha që kanë parë shqiptarët janë korrupsioni dhe krimi i organizuar. Edhe kur e shohim në total si shtet, shqiptarët janë të pakënaqur nga lufta që shteti bën ndaj këtyre fenomeneve. 62.3% mendojnë se vetingu i politikanëve do të ndikonte në uljen e korrupsionit, vetëm 12.1 mendojnë se jo. Ajo që dua të them se pesimist ndaj një sipërmarrje të tillë të opozitës janë vetëm këta 12% dhe janë 25% që mendojnë ndoshta, pra janë diku aty. Ky ishte një tregues ku çaheshin muret e militantëve, se kishte njerëz që ishin shprehur vetëm pro qeverisë dhe të tjerë jo për opozitën, por këtu shihet se është diçka e re dhe pozitive”, u shpreh ai më tej.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb