Ndryshe nga një ditë më parë, ku rastet e reja të infektuarve dhe vdekjeve kishin një rënie të lehtë, këtë të martë në Itali, është regjistruar një rritje e ndjeshme.

Sipas autoriteteve, 10.386 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID-19, ndërsa numri i viktimave ishte 336.

Mediat italiane shkruajnë se numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv është në rënie. Në të gjitha spitalet e vendit janë 2.074 pacientë në terapi intensive, pra 15 më pak se një ditë më parë.
Në të gjithë territorin italian, aktualisht janë të infektuar 393,686.

Sa i përket të shënuarve që prej fillimit të pandemisë janë 2.251.734 persona, ndërsa fatkeqësisht 94.171 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb