GREQI

Greqia ka regjistruar sërish për të disatën ditë shifra të larta nga COVID-19. 2 mijë e 405 raste dhe 52 viktima janë shënuar së fundmi.

Nga ana tjetër 545 pacientë vijojnë të intubuar nëpër spitalet greke.

Gjithsesi shifrat e sotme janë larg rekordeve që ka shënuar shteti fqinj më parë, pasi më 12 nëntor ishte piku i rasteve të identifikuara me 3 mijë e 316 raste dhe i viktimave më 28 nëntor me 121 të tilla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb