TIRANË

Ministria e Shëndetësisë informon për personat e lënduar për shkak të lëkundjeve të forta të tërmetit që tronditën sot vendin.  Janë 325 persona të lënduar në total që kanë marrë mjekim në spitalet e Durrësit dhe Tiranës.

Deri tani tek Spitali i Traumës 135 të lënduar kanë marrë trajtim. Në Spitalin e Durrësit janë 130 të lënduar. Në QSUT, 60 raste. Qendra e koordinimit të urgjencës ka pritur 392 thirrje janë realizuar 91 misione në spitale.

Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu po ndjek nga afër situatën në qendrën kombëtare të urgjencës mjekësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: