TIRANË

Vjedhjet nga ana e emigrantëve sirianë apo të vendeve të tjera të Lindjes së Mesme janë kthyer në një problem mjaft shqetësues për shumë biznese. Në objektiv të tyre kohët e fundit kanë qenë dyqanet e celularëve, ku pasi hyjnë si klientë, njëri flet me punonjësin, dhe tjetri vjedh.

Këto dy video, që siguron për “BalkanWeb” gazetari Enrik Mehmeti, janë të ditëve të fundit në të njëjtin vend, në qendër të Tiranës, por me emigrantë të ndryshëm.

Në rastin e parë është arritur të realizohet vjedhja e celularëve dhe aksesorëve, ndërsa në rastin e dytë është lajmëruar policia dhe i ka kapur në kohë duke i arrestuar.

Sipas burimeve nga policia, në rastet kur emigranti i paligjshëm vjedh dhe nuk kapet në flagrancë, largohet pa arritur të identifikohet, sepse për të nuk ka të dhëna në sistem. I njëjti burim shton se rastet e vjedhjeve nga ata janë shtuar shumë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb