SHIJAK- Një 16-vjeçare është denoncuar si e humbur nga babai i saj. Ngjarja ka ndodhur në Shijak, ku shtetasi H.K. ka deklaruar në polici se vajza e tij 16-vjeçare me iniciale I.K. është larguar prej 3 ditësh nga banesa.

Specialistët për Krimet në Komisariatin  e Policisë Shijak, po punojnë për gjetjen e adoleshentes, ndërkohë që materialet i janë referuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: