SHIJAK- Një shtetas italian është arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Shijak pasi kanosi me armë një 48-vjeçar shqiptar. 68-vjeçari Giuseppe di Palma, është arrestuar nga policia e Shijakut ndërsa në cilësinë e provave materiale iu sekuestruar një pistoletë me mbishkrimin “EKOL Special” 99 Cal, 9 mm, dhe 14 copë fishekë kalibër 6.35 mm.

Pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Bisht Kamëz Katund i Ri në Shijak, 68-vjeçari italian ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Rr.D.48 vjeç, banues po në këtë fshat.

68-vjeçari Giuseppe Di Palma, lindur në Eboli Itali, banonte në fshatin Bisht Kamëz Katund i Ri, ku edhe ndodhi ngjarja.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 84 dhe 278/3 i Kodit Penal.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb