Një aksident është regjistruar mbëmjen e sotme rreth orës 21:45 në Shijak të Durrësit. Një makinë me drejtues shtetasin D.A., rreth 37 vjeç ka humbur kontrollin duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi në rrugë.

Si pasojë e përplasjes ka pësuar lëndime shoferi i mjetit D.A., rreth 37 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Njoftimi i Policisë

Shijak

Më dat 08.08.2021, rreth orës 21:45, në Shijak, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin D. A., rreth 37 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor. Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit shtetasi D. A., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb