Prej disa ditësh qyteti i Shijakut është mbuluar nga mbeturinat, pirgjet e të cilave gjenden në çdo rrugicë. Kazanët e papastruar janë tejmbushur, duke bërë që mbeturinat të derdhen në rrugë e trotuare. Deri me tani autoritetet lokale nuk kane marre asnjë mase për situatën, e cila është shndërruar në një problem te madh për banoret. Ata ndihen te shqetësuar nga era e rende e padurueshme qe është përhapur kudo, por edhe nga rreziku që sjell dekompozimi i mbeturinave nën temperaturat e larta.

News24 pyeti kreun e bashkisë Elton Arbana për arsyet e kësaj situate dhe përse nuk i jepet fund asaj. Arbana tha se shkak është bërë një marrëveshje e munguar mes bashkisë së Shijakut dhe lanfillit të Sharrës. Të pyetur për këto pretendime, burime nga landfilli i sharrës thanë se megjithëse pa marrëveshje, bashkia e Shijakut është lejuar të depozitojë falas për 10 ditë mbetjet urbane, ndërsa më vonë hyrja e tyre u bllokua. Sipas këtyre burimeve, vetë bashkia e Shijakut kërkoi zyrtarisht t’i vihet në dispozicion një aktmarrëveshje depozitimi. Aktmarrëveshje mes palëve u bë sipas kërkesës së saj, por tani është vetë bashkia që nuk e firmos

Më keq është situata në lindje të qytetit, në Shilorje, ku është gjetur një zgjidhje në dëm të shëndetit të qytetarëve. Aty digjen mbetjet duke nxjerrë shtëllunga tymi helmues me erë të rëndë. Mesa duket kjo situatë pritet të vazhdojë derisa bashkia të vendosë të firmosë marrëveshjen me landfillin e Sharrës për depozitimin e këtyre mbetjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb